3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Thaçi: Albin Kurti ka kënduar te Serbia, këndon edhe sot

Presidenti i Kosovës ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ish kryeministri Albin Kurti i ishte dorëzuar autoriteteve të Serbisë dhe kishte refuzuar që të jetë pjesë e UÇK-së.

Thaçi tha se Kurti nuk ka as shokë të luftës as të burgut sepse sipas tij nuk ka qenë kurrë pjesë e një rezistence as për liri as pavarësi.

Nuk merrem me këto lajthitje të zotrit Kurti që më vjen keq që nuk ka as shokë të burgut as të luftës. Nuk ka qenë kurrë pjesë e një rezistence as për liri as pavarësi me përjashtim që i është dorëzu autoriteteve të Serbisë dhe ka refuzu që të jetë pjesë e UÇK-së. Është i njëjti në shërbim të keqes. Nuk ka ndonjë opinon që ja vlen për ta marrë seriozisht.”, ka thënë Thaçi në RTV Dukagjini.

Tutje ai tha se Kurti ka kënduar te Serbia si bylbyl dhe se do të ndihet i turpëruar edhe para fëmijëve të tij.

Janë lajthitje të kota dhe janë frustruese. E di se mund të jetë i shqetësuar se e vërteta del në shesh por do të ndihet i turpëruar dhe para fëmijëve të vetë. Ai e di. Albin Kurti ka kënduar te Serbia si bylbyl, këndon edhe sot”, ka thënë Thaçi.

“Ai e di shumë mirë se kur unë jam dënuar nga Serbia me 20 vjet burg ai ka dëgjuar “Bjello Dugmën” në Beograd. Ka marrë pjesë në koncertet e tyre”, deklaroi më tej Thaçi.

 

Related posts

Ekskluzive: Kuvendi nesër në ora 11:00 voton për mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti

dardanianews

Limaj ‘ashpërson’ tonet me Enver Hoxhajn: Ka deklaruar se merr azil në Serbi nëse fiton UÇK-ja!

dardanianews

Sejdiu ne krah te Vjosa Osmanit / Ja qfare thote per qeverine Hoti ..

dardanianews