12.9 C
New York
April 18, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Komandant Nasimi bleu veç 220 hektarë tokë nga privatizimi

Përveç, Ramush Haradinajt, edhe një komandant tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka blerë tokë të shtetit nga Agjencia e Kosovës për Privatizim.

Bëhet fjalë për kushëririn e Ramushit, Nasim Haradinajn, i cili në deklarimin e pasurisë së tij tregon se vitin 2004 ka blerë 220 hektarë tokë nga privatizimi.

Këta hektarë tokë, Haradinaj i ka deklaruar tek pjesa e pasurisë së paluajtshme me vlerë prej 3 milionë e 300 mijë euro, raporton Gazeta Express.

Megjithatë kjo nuk dihet nëse është vlera me të cilën Haradinaj ka blerë tokën e shtetit, apo shuma që Nasim Haradinaj tashmë vlerëson pronën e blerë në vitin 2004.

Me vlerën e deklaruar nga Nasim Haradinaj, i bie që një ari tokë të kushtojë vetëm 150 euro.

Tokë nga privatizimi ka blerë edhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Sipas deklarimeve të ish-shefit të AKP-së, Blerim Rexha, gjatë raportimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, toka e shtetit është dhënë pothuajse falas./GazetaExpress/

Deklarimi i pasurisë nga Nasim Haradinaj viti 2019: Burimi Agjencia Kundër Korrupsionit

 

 

Related posts

Hiqen dyshimet, Atdheu dhe Bora kapën mat në Tiranë

dardanianews

Moderatorja që po paralajmëron kandidaturën për presidente të Shqipërisë

dardanianews

Kujdes nga ky mesazh, është i rremë

dardanianews