July 12, 2026
DardaniaNews
Lajme

Përkrahësi i Kurtit, që iu bo videoja virale: Në vitin 2011 kam votuar 4 herë për PDK’në

Sokol Halili, përkrahës i liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është njohur pas shkeljes së një qeni, derisa ishte live duke ofruar përkrahje për kreun e LVV’së Kurtin, ka thënë se në vitin 2011 kishte votuar 4 herë për Partinë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se në ato zgjedhje ka përkrahur PDK’në, dhe se ende ka persona që votojnë disa herë për këtë subjekt.

“Në vitin 2011 mu desh të udhëtoj në Zvicër. Ishin zgjedhjet nacionale. E dinë të gjithë komisionerët që unë kam votuar 4 herë për PDK’në. 4 herë kam hyrë dhe kam dal. Ka qenë edhe një vëzhgues i Vetëvendosjes, por të katërtën herë ka reaguar ai. Unë nuk i përkras Lëvizjes Vetëvendosjes, por në këto zgjedhje e kam parë që në intervistën e kaluar i kam hyrë në hak dhe e kam quajtur organizatë terroristë. Në këto zgjedhje jam i përgatitur për Vetëvendosjen”, ka thënë ai.

Halili ka deklaruar se disa persona për 20 euro e 100 euro i shesin edhe familjet e tyre.
Ai ka thënë se qytetarët ende kanë mundësi për të manipuluar./Express/

 

Related posts

Ja sa para po marrin vajzat e njohura të Showbizit për 5 orë qëndrim në burgjet shqiptare

dardanianews

Ky është tuneli që shkurton rrugën Tiranë-Sarandë në 3 orë

dardanianews

Po ju tregojmë një sekret! Si të kuptoni nëse dikush ju ka bërë “bllok” në WhatsApp

dardanianews