4.1 C
New York
March 7, 2026
DardaniaNews
Lajme

4 ditë nga zhdukja e 24 vjeçares nga Skenderaj, familja ende në pritje

anë bërë 4 ditë që kur për herë të fundit kishte shkuar në shtëpinë e saj. Katër ditë që kur për herë të fundit e kishin parë familjarët e saj, e të cilët me breng në zemër vazhdojnë të presin një lajm për të, shkruan IndeksOnline.

24 vjeçarja nga Skenderaj, Egzona Ferati, kishte dal të premten nga shtëpia e saj dhe ende nuk është lajmëruar.
Ndërsa të kontaktuar nga IndeksOnline, familjarët e saj kanë treguar se ende nuk kanë asnjë lajm për të.

Në anën tjetër  tashmë policia bashkë me një grup vullnetarësh kanë dal në kërkim të saj.

Avni Zahiti në një prononcim për IndeksOnline ka treguar se rasti është raportuar mbrëmë vonë nga familjarët e saj, dhe se që nga ora 2 pas mesnatës kanë nisur të bëjnë kërkime rreth saj, por se deri në këtë moment nuk ka asnjë të re.

“Mbrëmë vonë është raportuar se është zhdukur një person nga Skenderaj, rasti është iniciuar si person i zhdukur, ndërsa njësitet policor me një grup vullnetarësh kanë nisur kërkimin e saj në 2 të natës me kërku në vendin ku dyshohet se mund të ketë shkuar, por deri më tani pa sukses. Nuk ka asgjë konkrete për momentin”, tha Zahiti për IndeksOnline.
Ndryshe në deklaratën e familjes të bërë me datën 16 tetor, tregohet se  ajo në 7 të mëngjesit ka dal nga shtëpia dhe më nuk është kthyer, ndërkohë ajo edhe më parë kishte dal dhe ishte gjetur në një pyll afër shtëpisë. Sipas familjarëve vajza është e pushtuar nga “xhinët”(djalli).

 

 

 

Related posts

Fakte, dëshmi, vitet e mbrapshta!

dardanianews

E dhimbshme: Babai mitrovicas do ia dhurojë veshkën djalit, por i duhen 23 mijë euro për operacion

dardanianews

Krahasimi që Vladimir Putin u ka bërë dy rajoneve me Kosovën duke thënë dy rajonet e Ukrainës Donetsk dhe Luhansk janë njohur nga Rusia në bazë të precedentit të Kosovës, kanë shkaktuar neveri në Serbi. Sot tabloidet serbe por edhe mediat më “serioze” që i ka në dorë Vuçiq, kanë shpërthyer me ballina anti-Putin duke thënë se ai në këtë mënyrë po e njeh Kosovën. Një ditë pas deklaratës së Putinit për Kosovën si një precedent për njohjen nga Rusia të rajoneve të Ukrainës, të ashtuquajturat Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe Republika Popullore e Luhanskut (LNR), mediat serbe reaguan në mënyrë agresive ndaj fjalëve të tij. Siç mëson media serbe “Blic”, Vuçiq do të ketë një fjalim të premten ose të shtunën, ku do të merret me deklaratën e presidentit rus për njohjen e rajoneve të Ukrainës. Vuçiq pritet të flas edhe furnizimin me gaz rus për Serbinë, veçanërisht në kuadër të ndërprerjeve të furnizimit nga Bullgaria fqinje. Nga ana tjetër, faqet e para të gazetës serbe të së enjtes, veçanërisht ato të kontrolluara nga regjimi i Vuçiqit, tregojnë hapur tronditjen, nga ato që tha Putin. Tutje, Blic sjell një ballinë në të cilën vihet në pikëpyetje besnikëria e serbëve ndaj Putinit: “A i jemi betuar ne si komb shumë presidentit rus: Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës”.

dardanianews