13.8 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Biden zgjedhet Presidenti i 46-të i SHBA-ve

Joe Biden është zgjedhur Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas projeksionit të Decision Desk, një organizate kredibile amerikane që analizon rezultatet e zgjedhjeve.

Sipas projeksionit të Decision Desk, kandidati demokrat për President të ShBA-ve ka fituar garën në shtetin federal të Pensilvanisë dhe 20 vota elektorale për t’ia siguruar atij 173 vota elektorale në total.

Me përmbysjen e rezultatit dhe fitoren e siguruar në Pensilvani, sipas Decision Desk, Joe Biden ka triumfuar në Zgjedhjet Presidenciale. Ai do të jetë Presidenti i ri i ShBA-ve, bazuar në projeksionet e Decision Desk.

Ndërkaq, fushata e Trumpit ka nisur një stuhi të veprimtarisë ligjore duke sfiduar procesin e numërimit, ndërsa hedh dyshime mbi rezultatet e zgjedhjeve.

Presidenti Trump gjatë fushatës së gjatë dhe të egër sulmoi vazhdimisht integritetin e sistemit të votimit të vendit.

Trump dëshiron që asnjë fletëvotim i pranuar pas ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor të mos numërohet. Ekzistojnë vendime gjyqësore që lejojnë numërimin e atyre votave në shtetet ku lejon legjislacioni vendor.

Sipas rezultateve të fundit për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Biden ka 253 të votave të Kolegjit Elektoral, ndërkaq Trump ka 214. Për t’u zgjedhur president, një kandidati i duhen së paku 270 vota elektorale.

 

 

Related posts

Vitia: Nga e hëna nuk mund të hyhet në lokale pa certifikatën e vaksinimit apo testet kundër COVID-19

dardanianews

Sondazh 24 orësh: A do e votonit përsëri Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen?

dardanianews

Prodhuesi i dronëve Bayraktar thotë se “e gjithë bota po i kërkon” për t’i blerë

dardanianews