23.9 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Kosovari goditet për vdekje nga treni në Zvicër

Një i ri me prejardhje nga Kosova ka vdekur në qytetin Nauchatel të Zvicrës. Viktima është goditur mbërëmë nga treni dhe si pasojë ka humbur jetën.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se edhe një i ri nga Kosova, ka vdekur pas goditjes nga treni.

“Mbrëmë humbi jetën edhe një i ri nga Kosova. Ky është Adrian Ramadani i cili u godit nga treni për vdekje në qytetin Nauchatel. Ngushllimet e mia më të sinqerta familjës dhe farefisit”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se para një muaji dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë, kishin vdekur pasi janë goditur nga treni.
Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit ishte13 vjeç ndërsa tjetri 17.

 

 

Related posts

Momenti historik kur Bill Clinton dha urdhrin për bombardimin e Serbisë – VIDEO

dardanianews

“U futa për lekët, më duhen”, banori i BB VIP Albania i diagnostifikuar me kancer

dardanianews

Arrin në 35 numri i të prekurve me koronavirus në vend

dardanianews