8.3 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kërkohet Dorëheqje E Krerëve Të LDK-Së Dhe Zgjedhje Në Parti, Pas Humbjes Së Turpshme Në Llap!

Të nderuar miq, veprimtarë,

Zgjedhjet në Llap përfunduan, një bilanc i pritur zhgënjyes për elektoratin e LDK-së, por edhe tronditës, veçmas për krerët e LDK-së, që punuan fuqishëm, në funksion të këtij dështimi të turpshëm. Kjo ndodhi si pasojë e një pushteti autoritar për 15-vite, duke i gjasuar fort pushtetit të PDK-së (kontrollë në çdo strukturë dhe administratë, nepotizëm…).

Tani nuk guxojmë të vajtojmë dhe të “derdhim lotë krokodilli” sepse vetë jemi fajtorë, më saktë krerët e LDK-së u bënë pjesë e maskarades politike. Madje edhe në disa procese ku u dëmtuam si Shtet, duke vepruar krejtësisht në kundërshtim me erën e Rugovës, në LDK dhe në Kosovë.

E harruat rolin dhe kontributin e LDK-së në Mërgatë, por edhe të njerëzve më të devotshëm të saj në Kosovë, për të mos e prishur ‘imazhin’ para Hashim Thaçit dhe strukturave të krimit të organizuar.

Pranuam të hyni në koalicione jo natyrale me PDK-më, e bënë president kundërshtarin dhe njeriun më kontraverz të politikës- Hashim Thaçin, mbajtët qëndrim jo konsistent për vrasjet politike, të kryera gjatë dhe pas luftës, bëtë pazare me VLAN e PAN… Sot, mjafton të shikohen pasuritë e disa kryetarëve dhe ministrave, e konsideruat LDK-në si pronë të Babës, nuk kërkuat HETIM as për fondet e Luftës e as për SHIK-un famëkeq, nuk e sollët ligjin për konfiskimin e pasurisë, nuk bëtë Ligj për Mërgatën, e as nuk krijuat mundësinë të votojmë në Konsullatat tona jashtë, …etj.

Tani duhet të fillohet me reforma të thella, nuk duhet të ketë zgjedhje partiake me “AKLAMACION” janë metoda të tejkaluara, që nga baza (nëndegët) e deri te kryesia.

Duhet shkuar në zgjedhje (një anëtar një votë), ku do të dilnin më të besuarit, më të përgatiturit dhe më të përkushtuarit, çdo kandidat t‘i nënshtrohet votimit të fshehte dhe konkurrences, të ndryshohet Neni i Statutit 25.2 ku kryetari të zgjidhet me votim të fshehtë, zgjedhjet në parti të bëhen sipas parimit një anëtr një votë etj.

Nëse nuk reflektojnë organet dhe strukturat e LDK-së, humbja do të thellohet në zgjedhjet që na presin si në ato lokale e po ashtu edhe në ato qendrore. Nuk ka më Votë të garantuar, e as në emër të Presidentit Rugova.

Duhet bashkim real dhe reflektim, reformë e pergjegjësi sepse kupa është mbush nga këto politika të hapura, të dëshmuara tashmë kundër LDK-së dhe dhe interesave shtetërore e kombëtare. Kjo politikëbërje dhe mbështetja në retorikë (mashtruese), pa argumente të mirëfillta, pa qëndrime pro shtetit e kombit, pa qëndrime kundër krimit të organizuar dhe kompromitimeve të tjera duhet të marrin fund.

Kjo strukturë, nuk kërkoi dhe nuk bëri madje asgjë as për denoncimin e krimeve, gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve. Ndërkohë, që ende po jepen miliona euro nga Shteti për mbrojtjen e të dyshuarve nga Haga, ndërsa që me ato miliona do të plasohej e vërteta e gjenocidit serb dhe egzodit biblik të shqiptarëve.

Artikuluesit e këtyre politikave dhe diskurseve të tilla nuk e kanë vendin më në krye të LDK-së. Disa nga ta besoj se kanë aq ndërgjegje, që edhe nëse nuk kërkojnë falje publikisht, të tërhiqen nga kryesi e LDK-së.

Ata që përjashtuan, përbuzën, injoruan njerëzit meritorë, vlerat e LDK-së, nuk kanë më vend në krye të partisë. Fryma rugoviane vetëm kështu mund të rilindet!

LDK-ja, duhet sa më parë të shkojë në zgjedhje partiake, demokratike dhe të lira, jashtë ndikimit të SHIK-ut dhe çfarëdo shërbimi kundër interesave shtetërore, e partiake, dhe që në qendër kanë interesat e grupeve kriminale, klanore.

Osman Ferizi- veprimtar

Related posts

Grenell i ashpër: Biden i vendosi sanksione Berishës, por jo dashnores së Putinit

dardanianews

LAJM I MIRË/ Gjendet 12-vjeçari, Melos Rexhaj që u raportua i zhdukur në Shtime

dardanianews

Qyqja mahnit shkencëtarët, fluturon mbi 12,000 kilometra nga Zambia në Mongoli

dardanianews