November 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

LVV-ja nuk do të marrë pjesë në votim të Projektligjit për rimëkëmbje

Kryesuesja e seancës, Arbërie Naagavci, ka thënë se shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike duhet të bëhet me shmangie nga afatet e parapara.

“Raporti me amandamente nuk iu është shpërndarë deputetëve tre ditë pune para shqyrtimit në seancën plenare, përkatësisht komisioni funksional nuk e ka paraqitur raportin pesë ditë pune para shqyrtimit të dytë në seancën plenare. Prandaj, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike duhet të bëhet me shmangie nga afatet e parapara”.

Kundër kësaj ka dalë Lëvizja Vetëvendosje. Liburn Aliu ka njoftuar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në votimin e sotëm.

“Parimisht nuk do të duhej që të vinte puna që për kaq kohë të ndodhë një gjë e tillë përmes shmangies. Jemi kundër që ky projektligj të sillet kësisoj, me shmangie dhe me këto dokumente të ardhura vonë, kur ka mundur shumë thjesht të respektohet rregullorja. Në këtë votim, ne nuk marrim pjesë”.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike do të bëhet me shmangie me afatet procedurale.

Related posts

Çfarë shkruanin mediat ndërkombëtare për vdekjen e Ibrahim Rugovës

dardanianews

PASI NXORI NË SIGURI GRUAN DHE FĚMIJĚT E TIJ, TURKU IBRAHIM ESER U RIKTHYE MES RRËNOJAVE TË TERMETIT NË VENEZUELË DHE SHPËTOI ME DUART E TIJ 38 FQINJË

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Vdes personi i parë në Kosovë me COVID-19

dardanianews