16.4 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
EkonomiFeaturedLajme

VV: Ligji për rimëkëmbjen ua merr paratë të varfërve e ua orienton oligarkëve

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar ashpër Qeverinë Hoti pas votimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Sipas LVV-së, ligji favorizon oligarkët dhe të pasurit, ndërsa dëmton taksapaguesit e varfër.

Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati në një konferencë për media tha se ligji ka shumë pabarazi.

“E pamë se u dëshmua ajo që kemi thënë që nga fillimi që qëllimi i kësaj qeverie është që me paratë që janë në buxhet të mos u ndihmojnë qytetarëve e me ato para që janë në buxhet ka tendencë t’u ndihmojë oligarkëve e bizneseve të afërta me ta”, ka thënë deputeti Hekuran Murati.

Tutje, ai ka pohuar se ligji ka shumë defekte.

“Ky ligj s’mund të quhet i rimëkëmbjes. Është me shumë defekte, ka shumë pabarazi. Mund të quhet si një ligj që merr paratë nga taksapaguesit e varfër dhe i orienton drejt të pasurve e qytetarëve të tjerë u thuhet merrni paratë tuaja nga Trusti”,  theksoi ai.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës miratoi sot Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

 

Related posts

MISIONI KATOLIK SHQIPTAR NË LUZERN DHE SHOQATA HUMANITARE “NËNË TEREZA” JU FTOJNË NË MBRËMJEN KULTURORE

dardanianews

Ish-këshilltari i Kurtit për ‘Novosti’: Shoqëria nuk duhet t’i mohojë krimet e disa pjesëtarëve të UÇK’së

dardanianews

“Mësojeni gjuhën shqipe”- Zhaklina ‘merr zemër’ në Serbi, kritikon ashpër kosovarët (VIDEO)

dardanianews