13.4 C
New York
May 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kabineti i Shpëjtim Bulliqit, zbulohen emrat e drejtorëve!

Janë mësuar emrat e tre personave që pritet të jenë pjesë e kabinetit të kryetarit të ri të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Indeksonline mëson se ish-kandidati për kryetar nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Ajet Potera, pritet ta udhëheq Drejtorinë e Inspekcionit.

Ndërsa, drejtor i Arsimit do të emërohet, Avni Fetahu. Kurse, dikasterin e Financave do ta drejtoj, Fatlum Osmani.

Bajram Ajeti pritet që të jetë udhëheqës i Drejtorisë së Administrates. E, Marigona Lahu, Drojtereshë për Zhvillim Ekonomik.

Ndryshe, dje edhe zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimit i detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës.

Kryetari i ri, Shpejtim Bulliqi ka  deklaruar se zyra e kryetarit do të udhëhiqet nga trajtimi i barabartë për të gjithë, nuk do të ketë ndasi në ne dhe ata.

Vlen të theksohet se zgjedhjet për kryetar të Podujevës janë mbajtur më 29 nëntor, fitues i të cilave ka dalë Shpejtim Bulliqi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Related posts

Gjermania po e shtyn BE-në që t’i hapë rrugë heqjes së vizave për Kosovën në tetor

dardanianews

Laert Vasili viziton Mitrovicën e Veriut dhe pritet në takim nga kryetari: Kjo që shihni pas meje nuk është Zvicër, është Mitrovicë

dardanianews

A do të futet Hashim Thaçi në listën e zezë të SHBA-ve?

dardanianews