5.9 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
Uncategorized

Detaje ekskluzive: Prapaskenat e tentim vjedhjes së dokumenteve sekrete në kasafortën e Presidencës së Kosovës

Vetëm një ditë pasi ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i shefit të shtetit, për shkak të aktakuzës së ngritur nga ana e Gjykatës Speciale, është tentuar të merren dokumente sekrete nga kasaforta e Presidencës.

Burime të Gazeta Blic të afërta me këtë rast, bëjnë të ditur se në këtë “aksion” ka marrë pjesë sekretari i Presidencës, Driton Gashi dhe një zyrtar te cilin ai e ka prezantuat si nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Sipas burimeve të Gazeta Blic, sekretari i Presidencës, Driton Gashi më datë 6 nëntor, pra vetëm një ditë pasi Thaçi kishte lëshuar zyrën e tij, e kishte njoftuar stafin e Ushtrueses së Presidentes, Vjosa Osmani se EULEX-i do të bastisë zyrtar e institucionit të presidentit të Kosovës.

Mirëpo, pas këtij njoftimi, siç merr vesh Gazeta Blic Vjosa Osmani, në cilësinë e ushtrueses së detyrës e ka kontaktuar EULEX-in, të cilët kanë mohuar se ata janë duke bastisur zyrat e Presidencës.

Pasi ushtruesja e detyrës së presidentit e merr këtë informatë nga EULEX-i, dikush nga kabineti i saj, shkon në zyrën e presidentit, ku sekretari Driton Gashi, së bashku me një person tjetër, të cilin e ka prezantuar si inspektor të AKI-së, ishin tek kasaforta, ku ruhen raportet e AKI-së si dhe dokumente konfidenciale. Siç merr vesh Gazeta Blic, kasaforta nuk mund të hapet pa lejen dhe autorizimin e presidentit.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, posa dikush nga stafi i Vjosa Osmanit kërkon sqarime nga sekretari i Presidencës, Driton Gashi se kasaforta nuk mund të hapet pa lejen dhe autorizimin e presidentit, është njoftuar edhe vetë Ushtruesja e Detyrës së Presidentit. Osmani, e cila vetëm 2 minuta nga ky njoftim, shkon personalisht në objektin e presidencës, ku gjendet edhe vetë kasaforta.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, posa dikush nga stafi i Vjosa Osmanit kërkon sqarime nga sekretari i Presidencës, Driton Gashi se kasaforta nuk mund të hapet pa lejen dhe autorizimin e presidentit, është njoftuar edhe vetë Ushtruesja e Detyrës së Presidentit. Osmani, e cila vetëm 2 minuta nga ky njoftim, shkon personalisht në objektin e presidencës, ku gjendet edhe vetë kasaforta.

Me të ardhë në zyrë, siç merr vesh Gazeta Blic, Osmani ka kërkuar nga Sekretari i Presidencës shpjegim për një ndërhyrje të tillë. Poashtu, siç mësohet, në prezencën e saj, dhe në prezencën e sekretarit, Driton Gashi, inspektorit të prezantuar nga ai si nga AKI dhe një zyrtari të IT-së, kanë hapur shkurtimisht kasafortën dhe e kanë mbyllur.

Për këtë rast, siç merr vesh Gazeta Blic, kabineti i Vjosa Osmanit i është drejtuar me një shkresë Policisë së Kosovës, ku e ka denoncuar këtë rast, mirëpo pa paragjykuar motivin.

Ndër të tjera, në këtë denoncim, nga zyra e Ushtrues së Presidentes, potencohet fakti se nga data 5 nëntor kur Thaçi ka dhënë dorëheqje, e deri më 6 nëntor, në orët e pasdites kur i është ndërruar fjalëkalimi kasafortës, fjalëkalim që e ka tani vetëm Osmani, pra për 24 orë,  “nuk e dijmë nëse dikush ka mundur të ketë qasje pa dijeninë tonë”.

Gazeta Blic, merr vesh që po atë ditë, Osmani e ka ftuar në takim shefin e AKI-së, ku e ka njoftuar për këtë rast, dhe i ka kërkuar përgjegjësi.

Ndërkohë, nesër nga ora 10:00, shefi i AKI-së Kreshnik Gashi pritet të raportoj në Komision Parlamentar për këtë rast.

Related posts

“Fshesa” e Hotit, për një ditë shkarkon tre drejtorë!

dardanianews

BEKIM JASHARI PARALAJMËRON PARTI TË RE NË NIVEL VENDI

dardanianews

Stresi kërcënon pas humbjes së PD: Nga nesër mbrëma fillon lufta civile

dardanianews