April 6, 2026
DardaniaNews
Uncategorized

Lëshohet urdhër-arresti për Donald Trump

Ditën e sotme Iraku ka lëshuar një urdhër arresti ndaj presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ky urdhër-arrest është lëshuar nga një gjykatës në Bagdad në lidhje me vrasjen e gjeneralit iranian Qassim Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis dhe një lideri të milicisë irakiane në janarin vitit të kaluar, raporton Washington Post.

Al-Muhandis ishte zëvendëskryetar i një milicie irakiane, e cila mbështetej nga grupe iraniane. Ndërkaq, Soleimani ishte komandant i forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit.

Washington Post, shkruan se akuza për vrasje në Irak ka dënim me vdekje. Por, ky urdhër-arrest ndaj Trumpit është më shumë simbolik dhe nuk ka gjasa te zbatohet, teksa presidenti është në ditët e fundit të presidencës së tij./ Opinion.al

Related posts

Pamje të reja: Burri që rrahu një grua në market, ofendon rëndë gratë tjera

dardanianews

35 vjet dallim në moshë, kush është nëna e kush e bija?

dardanianews

E mbajtën të fshehtë për disa vite dhe u treguan hermetikë për lidhjen e tyre, Liberta Spahiu publikon foto me Flori Mumajesin

dardanianews