16 C
New York
April 16, 2024
DardaniaNews
Uncategorized

Lëshohet urdhër-arresti për Donald Trump

Ditën e sotme Iraku ka lëshuar një urdhër arresti ndaj presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ky urdhër-arrest është lëshuar nga një gjykatës në Bagdad në lidhje me vrasjen e gjeneralit iranian Qassim Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis dhe një lideri të milicisë irakiane në janarin vitit të kaluar, raporton Washington Post.

Al-Muhandis ishte zëvendëskryetar i një milicie irakiane, e cila mbështetej nga grupe iraniane. Ndërkaq, Soleimani ishte komandant i forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit.

Washington Post, shkruan se akuza për vrasje në Irak ka dënim me vdekje. Por, ky urdhër-arrest ndaj Trumpit është më shumë simbolik dhe nuk ka gjasa te zbatohet, teksa presidenti është në ditët e fundit të presidencës së tij./ Opinion.al

Related posts

Liderët e G7 ‘tallen’ me foton e Putinit zhveshur mbi kalë: “T’i mbajmë xhaketat apo t’i heqim?”

dardanianews

Sondazh: Kush e fiton Tiranën?

dardanianews

VIDEO/ “Pse po shikon, budalla. Largohu”- Lionel Messi degradon pas ndeshjes me Holandën

dardanianews