May 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Nënkryetari i PDK-së: Jemi të hapur për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosjen

Shaqir Totaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës tha se PDK-ja është e hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai theksoi se përveç interesit të përgjithshëm rëndësi shumë të madhe ka dhe interesi i vetë PDK-së.

Para se në të bashkëpunojmë më Lëvizjen Vetëvendosje ata duhet të reflektojnë, duhet të largohen nga një qasje që ata tanimë e kanë bërë tradicionale e cila bazohet kryesisht vetëm në akuza dhe jo në diçka konstruktive apo pozitive për të ardhmen e vendit,” – tha nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndër të tjera sipas Totaj reagimi i LVV-së pas vendimit të PZAP-së për moscertifikim të kandidatëve ishte një veprim që pritej pasi sipas tij kjo parti nuk i zbaton ligjet.

Aty ku ju leverdis i respektojnë ligjet (LVV) dhe institucionet janë në rregull, aty ku nuk ju leverdis atëherë këmbngulin në një vendim që do iu leverdiste atyre, prandaj është një qasje që po e dëmton skenën politike kosovare,” – u shpreh ai.

Sa i takon marrëdhënies së PDK-së dhe Nismës, Shaqir Totaj tha se nuk ka asnjë tension midis tyre dhe fakti që partia ku ai është anëtar nuk është e gatshme për koalicione nuk do të thotë që ka probleme mes PDK-së dhe Nismës.

Akuzat e Vetëvendosjes se PDK-ja është përgjegjëse për ngjarjet aktuale në Kosovë, si dhe largimin e të rinjve apo korrupsionin, Totaj i cilësoi si të pabaza.

Sipas tij këto fenomene janë të zakonshme për shoqëritë e reja, aq më tepër Kosova e cila nuk ka shumë vite që dalë nga lufta, por kurrsesi nuk janë përgjegjësi që mund t’i ngarkohen vetëm një partie.

 

Related posts

Del edhe një video ku Kurti thotë se Qeverinë duhet ta bëjë shumica, e jo partia që ka fituar zgjedhjet

dardanianews

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia

dardanianews

SHBA-ja e paralajmëron Shqipërinë për një kërcënim që po i kanoset gjatë fundjavës në Durrës

dardanianews