E kanë veshur uniformën por nuk janë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës. Disa prej tyre kanë qenë ushtarë të parë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. I pari prej tyre Gani Geci. Ai së bashku me dhejtëra familjarë e miq, kanë veshur uniforma “lara-lara” por jo të FSK-së dhe ia kanë mësy pikës kufitare me Serbinë, shkruan Botapress.
Sic do të shihni në këto foto e video, të dielën u mobilizuan një grup familjarësh të familjes Geci, miq e dashamirë të tij dhe ia kanë mësy Bjeshëve të Moknës, në pikën kufitare më strategjike me Serbinë. Në maje të kësaj bjeshke ka qenë e pozicionuar ushtria serbe me një arsenal të madh armatimi e që u bombardua nga NATO dhe që sot gjenden vetëm gërmadhat e këtij bombardimi.
Në foto që i ka dërguar ekskluzivisht për Botapress, Gani Geci thotë se në ato Bjeshkë në kufi me Serbinë ishte me një grup djemsh të Gecëve dhe miq të tij për të garuar me “xhipa” në terrene të vështira me baltë e me gropa duke dashur kështu të emetojnë garat tradicionale të “pizgauverëve” amerikanë.
“Ishte një ditë interesante dhe me plot sfida. U ngjitëm në maje të Moknës dhe prej aty si në pëllëmbë ttë dorës e shihni Liqenin e Ujmanit dhe krejt Veriun e Kosovës. Aty pamë gjurmët e bombardimeve të NATO-s mbi pozicionet serbe. Së bashku shkuam deri te pika kufitare mes Kosovës e Serbisë” tha Gani Geci ekskluzivisht për Botapress.
Për më shumë ja fotot dhe video e “ushtarëve” të Gani Gecit në majat e Bjeshkës së Moknës.