33.5 C
New York
July 14, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëShowbiz

Kishte bërë ish-gruan për spital, zbardhet sherri mes Albert Krasniqit dhe të atit para vrasjes, biznesmeni i kërkoi të dorëzohej në polici

Pavarësisht se dyshja ishin divorcuar, marrëdhënia mes tyre ishte e tensionuar dhe Albert Krasniqi kishte ushtruar dhunë mbi të, madje duke bërë që Gashi të përfundonte në spital. Madje pak para se të ndodhte krimi i rëndë në qendër të Prishtinës, Skënder Krasniqi ka debatuar me të birin dhe i ka kërkuar që të dorëzohej në polici.
Featured image of article: Kishte bërë ish-gruan për spital, zbardhet sherri mes Albert Krasniqit dhe të atit para vrasjes, biznesmeni i kërkoi të dorëzohej në policiAlbert Krasniqi dhe Besa Gashi

Albert Krasniqi, biznesmeni që u vra nga babai i tij Skënder Krasniqi në Prishtinë një natë më parë, ishte në kërkim nga Policia e Kosovës. Mediat e Kosovës shkruajnë se Krasniqi kërkohej nga autoritetet pasi akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Besa Gashi, me të cilën ka edhe një vajzë.

Pavarësisht se dyshja ishin divorcuar, marrëdhënia mes tyre ishte e tensionuar dhe Albert Krasniqi kishte ushtruar dhunë mbi të, madje duke bërë që Gashi të përfundonte në spital. Madje pak para se të ndodhte krimi i rëndë në qendër të Prishtinës, Skënder Krasniqi ka debatuar me të birin dhe i ka kërkuar që të dorëzohej në polici.

Ky i fundit nuk ka pranuar dhe të dy janë përplasur fizikisht, gjë që ka degraduar në përdorimin e armës që solli vdekjen e Krasniqit.

Në orën 17:00, pasdite e djeshme, Skënder Krasniqi telefonoi policinë për tu dorëzuar dhe u tha se kishte vrarë të birin. Familja Krasniqi njihet si një prej familjeve më të pasura në Kosovë dhe biznesmenë të fuqishëm në fushën e ndërtimit.

Related posts

“Njerëzit që janë të varfër e meritojnë të jenë të tillë”/ A është penduar Ermal Mamaqi për deklaratën? Sqaron aktori: Nëse je 40 vjeç dhe akoma pret që dikush tjetër të kujdeset për ty, atëherë…

dardanianews

Labi-Elijonës: Po viktimizohesh se të ka vdekur nëna, të ishe e mirë s’do ishe larguar nga familja

dardanianews

Pamje sensitive – Rozana zbulon gjoksin aksidentalisht!

dardanianews