23 C
New York
May 30, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ministri serb i Mbrojtjes: Duhet ta pajisim ushtrinë, situata në Kosovë po ndërlikohet

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq njoftoi sot pas seancës së Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Serbi se vëmendje e veçantë i ishte kushtuar situatës aktuale në Kosovë, të cilën ai e vlerësoi si gjithnjë e më komplekse, ndërsa tha se bashkë me KFOR-in “do ta mbrojmë popullin serb”.

“Ne diskutuam disa tema të rëndësishme dhe e para ishte situata aktuale në territorin e Kosovës dhe Metohisë. Ne diskutuam për situatën komplekse për ne. Është komplekse në kuptimin politik dhe të sigurisë. Ne kemi konsideruar atë që organet tona shtetërore po bëjnë për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në territorin e krahinës jugore serbe”, tha Stefanoviq, raporton Tanjug, transmeton Express.

Sipas tij, “situata në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar” dhe se “ka situata të reja”. Stefanoviq theksoi se nevojat dhe investimet në forcat e sigurisë – ushtri, polici dhe shërbimin sekret – u diskutuan gjithashtu.

“Ne kemi analizuar se çfarë duhet të bëhet në periudhën e ardhshme, cilat janë investimet që duam të bëjmë këtë dhe vitin e ardhshëm në prokurimin e armëve moderne, të cilat do të mundësojnë që ushtria dhe policia të jenë të pajisura mirë, më të fortë dhe të aftë për t’u përballur sfida të reja”, tha Stefanoviq.

 

 

Related posts

Ky është momenti i arrestimit të Dardan Molliqajt – VIDEO

dardanianews

Shuma marramendëse e parave që do të ndajë SHBA-ja për ta armatosur Ukrainën

dardanianews

“S’ka vija të kuqe për PDK-në”, vjen reagimi si asnjëherë më parë i Gecit: Kjo është tradhti – ja çfarë thotë për Mustafën e Hazirin

dardanianews