Detaje të tjera janë bërë publike lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, 49-vjeçares që humbi jetën më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Sipas informacioneve të publikuara, Arlinda kishte deklaruar në Polici se ishte përballur me kërcënime nga vjehrra e saj, para ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik.
Në dëshminë e saj, ajo kishte pretenduar se vjehrra e kishte kanosur, por kishte zgjedhur të mos i përgjigjej me të njëjtën mënyrë.
Arlinda kishte shpjeguar se nuk kishte dashur të përfshihej në përplasje verbale dhe se, pavarësisht fjalëve që i ishin drejtuar, nuk ia kishte kthyer asnjë fjalë.
Këto pretendime janë pjesë e informacioneve që lidhen me raportimet e mëhershme të viktimës në institucionet e sigurisë.
Publikimi i tyre ka rikthyer vëmendjen te shqetësimet që Arlinda kishte shprehur përpara se të humbiste jetën dhe te mënyra se si ishin trajtuar raportimet e saj.

