30.3 C
New York
July 17, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Gjinovci për letrën e Thaçit drejtuar Ramës: Ai s’din me shkru ashtu

Analisti Rron Gjinovci ka komentuar letrën që ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi ia ka dërguar sonte kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Gjinovci ka qenë skeptik për përmbajtjen e letrës, duke thënë se ish-presidenti nuk arrin të shkruaj në atë formë, shkruan Gazeta Express.

“Të gjithë e dimë që Thaçi s’din me shkru ashtu. Hajt mos u boni patetik tu pretendu që s’pe dini”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

Thaci në letrën e tij, ndër të tjera, i ka kërkuar Rames që të vazhdojë të kujdeset për Shqipërinë dhe për Kosovën gjithashtu, duke thënë se kur ai kujdeset për Kosovën, kujdeset për shqiptarët.

Ai i ka dëshiruar Ramës suksese në ndërtimin e mëtejmë të shtetit të Shqipërisë dhe ka thënë se nuk ka gabuar asnjëherë në ndërtimin e raporteve mes tyre. /Gazeta Express/

Related posts

Më 16 dhjetor 1998, Rugova u nderua me çmimin ‘Saharov’

dardanianews

Sulmohet me plumba vetura e gazetarit Shkumbin Kajtazi

dardanianews

Dajana Shabani apel për Edi Ramën: “Po vij të fle me ty, mos ma largo Lindën, ka vend për tre”

dardanianews