11.1 C
New York
May 8, 2021
DardaniaNews
Featured Kuriozitete

Alienët rrëmbejnë një njeri? Shikoni momentin e mistershëm në këtë video

Gjuetarët e UFO-ve janë mahnitur pasi është publikuar një video e çuditshme ku shfaqet një burrë që rrëmbehet nga Toka nga një dritë. A është kjo prova e parë në botë për rrëmbim nga alienët…apo është vetëm një “gabim teknik” i kamerës?

Rrëmbimet nga alienët janë tregime të zakonshme për të krijuar komplote të vizitës së jashtëtokësorëve në planetin tonë. Deri me tani ka pasur rrëfime nga të rrëmbyerit që janë marrë nga anijet përmes një drite, e që më vonë janë ekzaminuar nga jashtëtokësorë misterioz. Pavarësisht kësaj, ekspertët mjekësorë i kanë mohuar këto efekte që sipas tyre kanë të bëjnë me paralizën e gjumit apo sindromin e kujtesës së rreme, një gjuetar i UFO-ve beson se ai ka provën përfundimtare që e vërteton këtë.

Scott Waring, një teoricien i njohur i konspiracionëve që e ka vet-emëruar veten “Ekspert ET (jashtëtokësorëve)”, ka shpërndarë për fansat e tij një xhirim për të cilin ai thotë se është rrëmbim nga alienët.

Video paraqet një burrë që largohet nga dera hyrëse e shtëpisë së tij në Porter të Teksasit kurse disa minuta më vonë ai largohet në ajër, transmeton GazetaExpress.

Koha është në këndin e djathtë të videos dhe ka ndodhur në orët e hershme të mbrëmjes së 26 dhjetorit 2019, sipas kohës në Amerikën e Veriut.

Logo e ring.com është në anën e majtë dhe tregon se video është filmuar nga kamerat e sigurisë që vendosën afër ziles së derës.

Ju mund ta shikoni burrin që largohet dhe ecë përpara si dhe oborrin e tij të dekoruar me drita Krishtlindjesh.

Ai ndal hapin e tij dhe për një sekondë na zhduket nga sytë.

Në vend të tij, shfaqet një dritë që e merr atë shpejt në qiell.

Andaj, a është kjo video provë që alienët po sillen rreth planetit tonë, duke rrëmbyer njerëz për eksperimentet e tyre të sëmura? Jo domosdoshmërish, sepse ende s’ka prova që ata ekzistojnë.

Sipas Waring, ka dy mundësi – burri në video ishte rrëmbyer apo ai vetvetiu është një alien.

Teoria e parë bie që në fillim, pasi që njeriu që e thotë se mori videon, thotë se atë e mori nga një çift.

Gjuetari i UFO-ve thotë se e ka marrë këtë video përmes emailit me mesazhin: Këtë mëngjes, me të fejuarin tim po shikonim videot e xhiruara nga Ring dhe ne zbuluam një anomali të çuditshme.

“Ajo thotë, ‘Shiko Ring është rrëmbyer nga alienët apo ka qenë pjesë e një rrëmbimi!’ Sido që të jetë, ishte më të vërtetë qesharake”.

Duhet theksuar se kamerat Ring nuk xhirojnë gjatë gjithë kohës por vetëm atëherë kur ka lëvizje para tyre.

Ky informacion shpjegon se pse njeriu në video fillimisht ngrihet para se të zhdukej – ai thjesht zhvendoset për shkak se nuk është më në sensorët e kamerës.

Pra, teoria e rrëmbimit duket se bie në ujë pasi që burri në video ka shëndet të mirë sot. Por, çfarë të thuhet për teorinë tjetër të Waring?

“Gjatë gjithë historisë, ka pasur tregime në epoka të ndryshme për perënditë dhe të vdekshmit që kanë krijuar fëmijët në Tokë”, thotë ai.

“Epo…ata nuk ishin perëndi, por alienët me fuqi të ngjashme me Zotin. Ky person në video…ai mund të jetë një alien”.

Edhe kjo teori, megjithatë, duket e pamundur pasi që absolutisht nuk ka asnjë provë kredibile që mbështet atë se jashtëtokësorët jetojnë në mesin tonë.

Waring ka shpërndarë videon nëntë sekondeshe në blogun e tij UFOSightingsDaily si dhe në kanalin e tij në YouTube, ku ka marrë kritika edhe të mira edhe të këqija nga entuziastët e alienëve.

“Në një pauzë një sekondëshe para se ai të bëhet dritë dhe të fluturojë…për mua shumë dyshuese. Unë besoj në këto. Por jo në këtë video”, ka theksuar një tjetër person.

“Qartë me dhunë ai po fluturon lart djema”, ka shkruar një tjetër. /GazetaExpress/

Related posts

E jashtëzakonshme: Prokuroria e Hagës dorëzon aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

dardanianews

“Eskalon” situata mes Milaim Zekës dhe Vetëvendosjes, ish-deputeti me akuza të rënda për partinë e Albin Kurtit

dardanianews

Fadil Geci për vrasjen e shokut të tij: Tre persona e kidnapuan, e futën në veturë të SHIK-ut dhe e vranë…

dardanianews