31.1 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedKuriozitete

Lakuriqi shkaktoi panik te pasagjerët e aeroplanit që shkonte drejt SHBA-së

Aeroplani i Air India gjatë rrugës për në Shtetet e Bashkuara u detyrua të kthehej në New Delhi pasi udhëtarët në fluturim përjetuan një takim të papritur me një lakuriq nate.

Një video që është bërë virale është duke u përhapur në rrjetet sociale indiane: ekuipazhi dhe pasagjerët e tronditur shikojnë lakuriqin duke fluturuar në një Boeing 737.

Aeroplani u nis nga Delhi për në Newark, por lakuriqi u pa vetëm pas rreth një ore fluturimi, njoftoi agjencia e lajmeve ANI. Pastaj kapiteni vendosi të kthehej në New Delhi, raporton dailymail.

Zyrtarët indianë të aviacionit civil thanë se aeroplani ishte kthyer dhe u dezinfektua. Lakuriqi më vonë u gjet i vdekur në një seksion të klasit të biznesit, thanë zyrtarët për ANI.

Ndryshe, pasagjerët u transferuan në një aeroplan tjetër që u ul në Newark me disa vonesa, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Related posts

Tufa e gjashtë luanëve kërcejnë mbi gjirafën për ta vrarë, por pa sukses

dardanianews

Një vaksinë kundër koronavirus e zhvilluar nga një ekip kinez, është në prova tek njerëzit në Kinë, dhe studiuesit shpresojnë që së shpejti ta provojnë atë edhe në Kanada

dardanianews

Vjosa Osmani publikon një video nga shtëpia duke kënduar me vajzat e saj

dardanianews