Bashkëluftëtari i heroit Sali Çelaj si dhe veprimtari i njohur nga Diaspora e aktivisti i devotshem i LDK-së, Saim Tahiraj e ka komentuar kërkesën e Albin Kurtit drejtuar partive opozitare për formimin e një grupi negociator në përballje me Serbinë, shkruan Botapress.
Tahirahj e ka quajtur frikacak Albin Kurtin për daktin se as nuk ka guxim e as dije për tu përballur me Serbinë në bisedime në Bruksel.
Për më shumë ja deklarata e Saim Tahirajt për kërë çështje:
Ftesa e Albin Kurtit për disa përson që të ju bashkangjiten grupit negociator në forma të ndryshme, tregon qartë pasigurin , mos besimin në vetvete dhe rrethin partiak që ka! Kjo pasiguri dhe mosbesim e ka shëndrruar “guximtarin” e madhë dikur, në frigacak që nuk po e ka guximin për të drejtuar proqesin e dialogut me Serbin. Ky “guximtar” i madhë, dikur kundërshtonte dhe luftonte me mënyrat më vandale ç’do proqes bishedimesh me Serbin, me ndërmjetsimin e bashkësisë ndërkomtare! Me vandalizëm të pa parë sulmoj institucionet ndërkombëtare dhe vendore duke shkatrruar objekte dhe veturat e tyre, duke sulmuar edhe përsonalitet politike dhe udhëheqës institucional.
Tani kur në zgjedhjet e fundit ka fituar mbi 50% dhe ka në dorë të gjitha institucionet vitale të vendit, ky far “guximtari” i madhë është shëndrruar në një pulë të stërkequr dhe kërkon shpëtim nga ish bashkideologët e tij. Ftesa për Veton Surroin dhe pranimi i Vetoni që të i bashkangjitet ekipit të Albinit në bisedime me Serbin, nuk duhet të na befasoj. Rrugtimi i tyre politik ka shumë gjëra të përbashkta, andaj edhe ky riafrim i tyre është natyrshëm normal dhe i pritshëm! Njëra ndër gjërat më të rëndësishme që i bashkoj fuqishëm në rrugtimin e tyre politik, ishte lufta e ashpër dhe e pakomoromis kundër LDK-së dhe Presidentit Rugova.
Deri sa projekti i LDK-së dhe Presidentit Rugova ishte shteti i Kosovës me tri postulatet, “Liri, Pamvarsi, Demokraci, këta dolen me projekte tjera qė për qëllim kishin rrënimin e këtij projekti! Vetoni doli me projektin UJD që për qëllim kishte ruajtjen e Jugosllavis. Adem Demaqi doli me projektin e Ballkanis i cili nukë ishte asgjë tjetër, vetë një Jugosllavi e re. Rexhep Qosja her me projektin e bashkimit kombëtar e herë me shkëmbimin e teritoreve. Albini me projektin e bashkimit kombëtar.
Të gjithë këta që i përmenda dhe disa të tjerë, së bashk ne LPK-në, në vazhdimsi kundërshtuan, sabotuan dhe luftuan pamëshirshëm projektin e LDK-së dhe Presidentit Rugova. Të gjitha këto projekte të tyre, jo vetëm që nukë u realizuan kurrë porë u shuan që në embrion, mu si fluska sapuni. Kurrë nukë arriten të marrin mbështejen dhe përkrahjen e poullit, qoftë ajo edhe minimalja. Projekti i LDK-së dhe Presidentit Rugova fitoj dhe sot është realitet.
Fitoj sepse ishte realist, konsistent dhe i pandryshuar kurrë, kishte mbështetjen e popullatës shumicë, kishte mbështetjen e miqëve tanë Amerikan dhe Evropian. Kryesorja ishte se në ballë kishte njeriun e urtë, unifikues, vizionarë, i vendosur dhe me shumë autoritet te populli i Kosovës, Presidentin Rugova me urtësinë e ti, kordinoj të gjitha këto në mënyrën më t’mirë të mundëshme dhe me sukses e realizoj ate. Sikur të shiqojmë rrugtimin politik të këtyre azganve politik të cilit ishin kundër ç’do gjëje që formonte dhe ndërtonte Presidenti Rugova dhe institucionet që drejtonte aji, vertetojmë se sa, egoist, labil, inatqorë, urrejtës dhe pa dinjitet ishin. Nga urrejtja dhe gjeoizia që kishin, vetëm të shkatrronin dhe rrënonin dinin. Albin Kurti si pjesë e ati konklomerati nuk din të veproj ndryshe sepse është i ndertuar si i tillë. Sado që në pamje të parë duket se ka pësuar një metamorfozë, ajo është vetëm fasadë prapa së cilës fshihet vandalisti, rrugaqi politik, gënjeshtari dhe i eturi skajshmërisht për pushtet.
Ribashkimi i Veton Surroit me te është i natyrshëm, mirë që tani po deklarohet publikusht. Aji në vazhdimsi ishte me te dhe në anën e tij. I tërë arsenali propagandistik i Veonit, KTV, Koha Ditore dhe të tjersa ishin n’shërbim të Albinit dhe VV-së, andaj mos u quditni në këtë “rirreshtim të ri”. Sot Kosova është më e pasigurt me këta të pakurrizë në krye. Me të drejtë hapen shumë dilema, pasiguri dhe mosbesim, se çka do sjellin këto bisedime me Serbin që pritet të rifillojnë në Qershorë.
Nga Albini, Qosja, Vetoni dhe të tjerët si këta mundë të pritet gjithçka, andaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm! Më befason shumë qendrimi i lidershipit të ri të LDK-së! Pse duhet të vrapoj pas çdo ftese që i bënë Albini? Athua i harruan kaq shpejt sjelljet vandale të Albinit ndaj LDK-së , drejtuesëve të sajë dhe institucioneve që drejtonte ajo?
Lidershipi i ri i LDK-së nuk duhet të ju përgjigjët ftesave të këtij rrugaqi politik, nuk i bëjnë nderë, janë fyrje për elektoratin e sajë besnik! A është duke e kuptuar ende lidershipi i ri i LDK-sė se nuk është në pozitë porë në opozitë, madje si parti e tret? LDK duhet ta luaj rolin e vet opozitar si oponenc e Qeverisë Kurti dhe jo të jetë marionet e sajë! Mos të harrojmë se sjellje të tilla në të kaluarën na kushtuan shumë dhe mu për këtë jemi me vetëm 12% ./Botapress/