34.1 C
New York
June 25, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Eskalon debati: Burri i Albulena Haxhiut ‘gozhdon’ Faik Fazliun, e quan ‘kurvar të kafeneve të natës’

Bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, ka reaguar ndaj veteranit Faik Fazliu, i cili u arrestua sot nga policia pasi thanë se i kishte kanosur zyrtarët policorë.

Krasniqi e ka quajtur Fazliun ‘’kurvar’’ të kafeneve të natës.

“Kurvëria nëpër kafehane të natës nuk mbulohet me logon e UÇK-së! Veteran je në shpi e në publik kurse kur hyn kafehaneve të natës je kurvar dhe trajtohesh si i tillë”, ka shkruar ai në një koment.

Fazliu u arrestua në një kafiteri në Prizren, pasi u tha se kishte kanosur zyrtarin policor. Ai mohoi se ka kanosur dikë, duke thënë se as nuk e kishte shikuar.

Derisa shtoi ishte ai që u kërcënua nga eprori I Policisë në Prizren, i cili i kishte thënë ‘’çka hamomi po lyp në Prizren’’.

Fazliu është liruar pas arrestimit, anipse mbrëmë prokurori kishte urdhëruar masën e ndalimit prej 48-orësh.

Ndërsa, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim preliminar ndaj zyrtarëve policorë, në rastin e arrestimit të ish-kreut të OVL UÇK-së, Faik Fazliu.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK pas publikimit të pamjeve ka filluar një hetim preliminar bazuar në autorizimet ligjore të saj”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Image

Related posts

SHBK „Salih Çekaj“ në Zvicër mbajti mbledhjen e radhës me 08.06.2024 në klubin „Dardania “ në Zofingen

dardanianews

Deputeti i LDK’së infektohet me coronavirus bashkë me krejt familjen

dardanianews

“SHQIPFOLËS I ARABIZUAR” – MYFTARAJ I KAPET HOXHËS NGA DRENASI, PASI DËNOI SHARJEN QË IU BË ADEM JASHARIT

dardanianews