21 C
New York
August 22, 2026
DardaniaNews
Lajme

Fotoja e shqiptarit që po shpëtonte delen nga zjarri, futet në 12 më të mirat në botë për vitin 2025

Një moment i jashtëzakonshëm humaniteti gjatë zjarreve shkatërruese në Greqi është përfshirë nga BBC në listën e 12 fotografive më ikonike të vitit 2025 (deri më tani).

Fotografia, e realizuar nga Thanassis Stavrakis, fotoreporter bashkëpunëtor i agjencisë Reuters, tregon një burrë shqiptar teksa shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës, duke e mbajtur me vete mbi motor nëpër tym dhe zjarr, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Foto u shkrep në gusht të vitit 2025, kur zjarret masive përfshinë rajonin e Ahaisë në Greqinë perëndimore, duke detyruar shumë banorë të largoheshin dhe duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe kafshëve.

BBC, duke komentuar për këtë fotografi të fuqishme vizuale, shkruan:

Shpëtimi i deleve, Patra, Greqi

“Në një sfond tymi të trashë që ngrihet nga zjarret që goditën Patrën në gusht, një burrë në një motoçikletë shihet duke shpëtuar një dele që i ngjitet për të shpëtuar jetën. Gjesti sjell në mendje përshkrimet e hershme të Bariut të Mirë në katakombet romake të shekujve 2 dhe 3, ku Krishti mban mbi supe një kafshë të cenueshme. Në të gjitha epokat, motivi i përsëritur – qoftë i ruajtur në afresk apo i kapur në një fotografi – përforcon natyrën e qëndrueshme mitike të heroizmit.”

Related posts

Eksperti i sigurisë: Në Kosovë veprojnë rreth 40 spiune serbe, përdorin trupin dhe seksin për të marrë informacione

dardanianews

Shpend Ahmeti merr në telefon Albin Kurtin, ja për ç’fare biseduan?

dardanianews

Kosovarët të hënën duhet t’i fikin të gjitha dritat nëpër shtëpitë e tyre për 2 minuta

dardanianews