16.8 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Shpallet data e zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor, raporton Express

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Presidenca.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se Osmani ka autorizuar KQZ-në t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve.

“Me të njëjtin vendim, Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, bën të ditur Presidenca./Express/

Related posts

Nga e martja pritet borë në Kosovë

dardanianews

Sekreti’ që u fundos bashkë me anijen ‘Moskva’: Çfarë po kërkon Putini në fund të Detit të Zi?

dardanianews

A po ia kthen edhe Kina shpinën Rusisë: diplomati i lartë i del në krah Ukrainës

dardanianews