21.1 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vuçiq tregon se si u përplas në takim me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se janë dakorduar që dialogu i nivelit të lartë të vazhdojë deri në fund të korrikut. Ai gjithashtu foli edhe për mospajtimet mes tyre, transmeton Gazeta Express.

“U ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut”, tha Vuçiq pas takimit.

“Delegacioni shqiptar nuk dëshiron ta përmbushë atë që nënshkroi. Ata e quajnë provokim faktin që serbët duan të marrin pjesë në liturgji… Mungesë e plotë e realitetit”, tha Vuçiq para gazetarëve.

“Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim tjetër si ky”, tha presidenti serb.

Ai tha se kishte folur ashpër me Kurtin.

“Unë u përgjigja ashpër, por nuk e kalova kufirin. Njeriu erdhi që të mos binte dakord për asgjë. Ai tha: “Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën”. Unë i thashë: “Asnjëherë”. Ai shpërtheu”, theksoi Vuçiq.

Related posts

“Gjyshi yt i ka duart e lara me gjakun e shqiptarëve”, si reagon Valbona Hoxha kur e thërrasin “mbesa e diktatorit”!

dardanianews

5 hapat që duhet t’i ndjekë Kuvendi për ndryshimin e Ligjit për Trustin, për tërheqjen deri në 30% të mjeteve të kursyera

dardanianews

Fillon dëshminë vëllai i Gani Gecit, mund ta ndiqni në linkun brenda artikullit👇

dardanianews