January 22, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Hajde dalim jashtë”, publikohen pamjet e përleshjes mes Vuçiqit dhe Jeremiqit

Është publikuar videoja nga konfrontimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me politikanë të opozitës, përfshirë kreun e Partisë Popullore Serbe dhe një nga udhëheqësit e opozitës, Vuk Jeremiq. Gjithçka ishte në prag të një përleshjeje fizike, transmeton Gazeta Express. 

Përfaqësuesit e Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiq, Vladimir Gajiq, Miroslav Aleksiq e Borislav Novakoviq u shfaqën në hollin e presidencës serbe të premten në mëngjes pasi Vuçiqi tha t’i shkonin aty nëse kanë punë me të, duke i akuzuar se po e linçonin.

Në fillim të videos, Jeremiq i thotë Vuçiqit se ai është hajn, tradhtar dhe frikacak, dhe më pas e fton për t’u përleshur fizikisht, transmeton Express.

Rasprava u zgradi Predsjedništva Republike Srpske
Rasprava u zgradi Predsjedništva Republike Srpske
00:00
/
00:53

Çfarë thanë?

Jeremiq: Dil. A dëshiron të dalim bashkë?

Vuçiq: Dalim! Eja!

Jeremiq: Dalim!

Vuçiq: Dëshironi të dilni i pari?

Jeremiq: Ju jeni presidenti! Eja! Doni të dal?

Vuçiq: Kudo që dëshiron! Kudo që dëshiron ti!

Në këtë moment, sigurimi paralajmëron Vuçiqin se nuk është e mençur që ata të dilnin jashtë sepse do të transmetohej gjithçka drejtpërdrejt nga mediat.

Ndërkohë, Jeremiq i thotë “hajde, hajde” presidentit serb, teksa bashkëpartiaku i tij, Bora Novkoviq e pyet Vuçiqin se pse po ikte.

“Unë dua që të më linçoni, vajza. Dua që ju të më linçoni, vajzë! Ju nuk mund të më linçoni mua”, thotë Vuçiq në fund të videos.

 

 

Related posts

Hafiz Gagica pritet të bëhet ambasador në Gjermani

dardanianews

Anëtari i PDK’së futet brenda tubimit të VV’së në Rahovec, ka disa fjalë për të pranishmit

dardanianews

‘Çmendet’ e reja, heq pantallonat në mes të Tiranës dhe fton kalimtarët t’i shohin hiret

dardanianews