April 30, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Jeremiq për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael: Poshtërim pas poshtërimi për Serbinë

Kryetari i Partisë Popullore dhe Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Qëndrueshëm (CIRSD) Vuk Jeremiq, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit e ka cilësuar si një poshtërim të madh për Serbinë.

Kreu i partisë opozitare në Serbi dhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Jeremiq ka thënë se “01 shkurti 2021, do të mbahet mend në historinë e diplomacisë sonë për faktin se Izraeli vendosi marrëdhënie diplomatike me Prishtinën, kurse presidenti serb [Vuçiq] i premtoi atij francez [Macron] ulëse në OKB për ‘Kosovën’”.

Poshtërimi pas poshtërimit. Do të turpërohemi që ishim bashkëkohës të gjithë kësaj”, ka shkruar ish kryediplomati serb, i cili në vitin 2012 ishte zgjedhur edhe President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot në Paris se Beogradi nuk është aspak i kënaqur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, dhe se një akt i tillë nuk do të ketë ndikim pozitiv në raportet e Serbisë me Izraelin.

“Kjo ka qenë e pritur tash gjashtë muaj më parë. Për këtë arsye ne në Uashington (më 4 shtator 2020) nuk kemi dashur të nënshkruajmë një dokument të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët. Nuk kemi dashur të inkurajojmë, por të dekurajojmë që Izraeli të bëjë një veprim të tillë, por ja që Izraeli vendosi që Amerika është më e rëndësishme”, tha Vuçiq.

 

Related posts

Republika e Kosovës të quhet Republika e Dardanisë! VOTONI Po apo Jo?

dardanianews

U bë fati i Albin Kurtit si hiti i Veli Sahitit, ‘U ndamë në errësirë, atë natë kur binte shi’

dardanianews

Sulmohet Çedomir Jovanovic në aeroportin e Beogradit

dardanianews