October 18, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

PDK fillon “përçarjen” e brendshme: Dy ditë para Konventës jep dorëheqje zyrtari i lartë i partisë, shumë i afërt me Thaçin

Dy ditë para Konventës të së shtunës, një zyrtar i lartë i PDK-së ka dhënë dorëheqje nga partia.

Bëhet fjalë për Qemajl Mustafën, ish-kryetarin e Gjilanit nga radhët e PDK-së dhe kryetarin e degës së kësaj partie në Gjilan.

Siç mëson lajmi.net, Mustafa ka dhënë dorëheqje sot nga partia.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga vet Mustafa, mirëpo që i njëjti nuk ka qenë i qasshëm përmes telefonit.

Ndërkaq, zyrtarë nga dega e PDK-së në Gjilan i kanë thënë lajmi.net se kanë dëgjuar se Mustafa ka dhënë dorëheqje, mirëpo që nuk kanë ndonjë informacion zyrtar apo të konfirmuar.

Ndryshe, PDK të shtunën mbanë Konventën e saj ku pritet zgjedhja e kryetarit të ri.

I vetëm në këtë garë është Memli Krasniqi, pasi që Enver Hoxhaj konfirmoi më herët gjatë ditës se nuk do të kandidojë.

Related posts

A e çon LDK-ja Kurtin në Kushtetuese nëse zgjidhet shef i Qeverisë? Veliu: Po punojmë që ai të mos bëhet kryeministër

dardanianews

Habit sportisti i madh, tregon me emra: Nuk mund të flija nga zhurma e seksit, lëviznin edhe…

dardanianews

Tetë fëmijë në Kabul vdesin nga uria

dardanianews