21.6 C
New York
August 26, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmeShqipëri

Skandaloze, pronari i picerisë në Sarandë i ngacmon të dashurën dhe i sulet me thikë turistit – pamjet

Një konflikt banal ka ndodhur të mërkurën në darkë në Sarandë, i cili mund të kishte përfunduar me një fund tragjik, nëse persona të tretë nuk do të kishin ndërhyrë.

Ngjarja ka ndodhur në një piceri në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, mes pronarëve të picerisë dhe klientit, turist shqiptaro-zviceran.

Mësohet se pronarët e picerisë i kanë ngacmuar të dashurën turistit, shtetase angleze dhe më pas e kanë kërcënuar me thikë.

Siç mund ta shihni në këtë video të publikuar nga Balkan Web, pronari i picerisë me një thikë në dorë i sulet turistit, por ndalet nga persona të tjerë, ndërkohë që dëgjohen të shara e ulërima.

Video KËTU.

Related posts

Në librin për historinë shkruhet se burrat shqiptarë i cilësojnë gratë si kafshë

dardanianews

Afrohet cikloni: Nga dita e premte e deri të dielën, reshje intensive shiu e bore, në zonat malore deri në 50 cm

dardanianews

Dalin pamjet e arrestimit të Driton Goxhajt

dardanianews