1 C
New York
January 18, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Sot, ditëlindja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova

Sot, data 2 dhjetor, shënon ditën e lindjes së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në Cërrcë të Istogut, ndërsa vdiq më 21 janar të vitit 2006, në moshën 61-vjeçare, transmeton Klankosova.tv.

Sot, Rugova do të mbushte plot 80 vjet.

Ish-presidenti Rugova kujtohet me lavdi e krenari, veçanërisht për Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990, ngjarjen e veçantë të vendit në rrugëtimin historik e politik drejt lirisë e pavarësisë së Kosovës, e cila unifikoi popullin rreth kësaj kauze, vuri bazat juridike e institucionale të shtetësisë si dhe fitoi përkrahjen e botës demokratike.

Ai u lind më 2 dhjetor 1944 në Cërcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën Fjala. Mandej, për afro dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e vet shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998.

Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe n zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004.

Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.

Dr. Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.

Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Related posts

Shkoi në polici për të raportuar dhunën në familje, aktivistja Aliu refuzohet për shkak të veshjes

dardanianews

Zhvillim i papritur, Blinken e Lavrov për herë të parë në telefon pas luftës në Ukrainë

dardanianews

23-vjeçarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”, votimi i hapur

dardanianews
hacklink bets10 bets10 giriş bets10 güncel bets10 güncel giriş casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş bets10 giriş bets10 giriş bets10 güncel casinolevant güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel giriş ikimisli ikismisli giriş ikimisli güncel ikismisli güncel giriş betosfer betosfer giriş betosfer güncel betosfer güncel giriş bets10 bets10 güncel bets10 güncel giriş bets10 giriş sehmuzabastim sehmuz casinolevant casinolevant giriş realbahis realbahis giriş realbahis güncel realbahis güncel giriş betmoney betmoney giriş betmoney güncel betmoney güncel giriş betplay betplay giriş betplay güncel betplay güncel giriş smartbahis smartbahis giriş smartbahis güncel giriş smartbahis güncel royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş kingroyal kingroyal giriş kingroyal güncel giriş bahisvebahis bahisvebahis giriş bahisvebahis güncel bahisvebahis güncel giriş kingroyal kingroyal giriş kingroyal vip kingroyal bonus teosbet teosbet giriş teosbet güncel giriş bets10 bets10 giriş bets10 güncel bets10 güncel giriş kingroyal kingroyal giriş kingroyal güncel giriş kingroyal bonus bets10 bets10 giriş bets10 güncel bets10 güncel bets10 güncel giriş portobet giriş portobet güncel giriş