22.6 C
New York
September 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Berisha i shpall luftë Bashës dhe mesazhi për Ramën: Mund të blesh Lulzim Bashën, por kurrë Sali Berishë

Ish-kryeministri Berisha është futur i vetëm me makinë në oborrin e Kuvendit, ku është pritur te dera e automjetit nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi. Ky është një mesazh i fortë ndaj Lulzim Bashës për vendimin e mbrëmshëm, përmes të cilit ai e përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Berisha tha për mediat se Rama dhe Basha kanë një marrëveshje okulte me njëri-tjetrin dhe se ai tashmë do të punojë për të rikthyer legjitimitetin e PD-së.

Mund të blesh Lulzim Bashën por kurrë Sali Berishën”- ka qenë mesazhi kryesor ndaj Bashës dhe Ramës.

Sot nis beteja jonë, sot nis beteja jonë për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e turpshme të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. PD do të dalë nga kjo betejë më e fortë dhe më e sigurtë në fitore, rroftë PD rroftë Shqipëria.” u shpreh Berisha teksa u fut në Kuvend.

Related posts

Donika Gërvalla për heroin Sali Çekaj: Trim, i vendosur, i mençur, i matur, i thjeshtë

dardanianews

Dr. Gazmend Boshnjaku dhuron 7 aparate të oksigjenit dhe 1 për dializë

dardanianews

Profili i kryetarit të ri të Prishtinës, kush është Përparim Rama

dardanianews