Kudo që jeni në botë, sonte mund ta ndiqni BBVK 5 live në YouTube!
Big Brother VIP Kosova 5 nisi mbrëmë në një mënyrë krejtësisht ndryshe nga edicionet e kaluara, duke hapur dyert e shtëpisë për tre banorët e parë, Arlinda Morinën, Nichin dhe Antoneta Koçin.
Por loja e vërtetë fillon sonte! Nga ora 21:00, spektakli do të nisë zyrtarisht me Prime-n e parë, ku pritet të zbulohen edhe banorët e tjerë që do të bëhen pjesë e këtij edicioni.
E për të gjithë ata që po pyesin se ku mund ta ndjekin spektaklin, prezantuesi Alaudin Hamiti ka ndarë një lajm të mirë.
Pavarësisht se ku ndodheni në botë, Prime-n e parë të BBVK 5 do të mund ta ndiqni drejtpërdrejt edhe në YouTube, përmes kanalit zyrtar të Big Brother VIP Kosova.
Natyrisht, spektakli do të transmetohet edhe në Klan Kosova, ndërsa mundësia e ndjekjes në YouTube është një lajm i mirëpritur veçanërisht për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Kështu, sonte nga ora 21:00, shqiptarët nga Kosova, Shqipëria e deri te diaspora në çdo cep të botës do të kenë mundësinë të bëhen bashkë për të ndjekur nisjen zyrtare të edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.
Një natë që premton surpriza, emocione dhe fillimin e një loje që pritet të mbajë publikun të mbërthyer para ekranit. /Prive By LS

