15.3 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Këta patriotë u vranë nga dora e zgjatur e UDB-së, e kamufluar në petkun UÇK-së/ Gani Geci i përmend me emra

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci publikoi sot një fotografi në profilin e tij në facebook, nga vendi ku ndodhet lapidari kushtuar Bekim Kastratit, Besim Dajakut dhe patriotëve të tjerë që u vranë pas lufte.

Geci sipër kësaj fotografie tha se askujt nuk duhet t`i pengojnë statujat e komandantëve të shquar të luftës së UÇK-së.

“Të dashur miq, askuj nuk duhet ti pengojnë statujat e komandantëve të shquar të luftës së UÇK-së të cilët ranë heroikisht në luftën për liri”, u shpreh ai.

Mirëpo, ai potencoi po ashtu se askujt nuk duhet t`i pengojnë, statujat e Bekim Kastartit dhe Besim Dajakut, Haki Imerit, Xhafer Behramit, Baki Behramit edhe Azem Ahmetit, të cilët u vranë pabesisht pas lufte.

Por askujt nuk duhet t`i pengojnë as statujat e gazetarit Bekim Kastartit dhe Besim Dajakut, Haki Imerit, Xhafer Behramit, Baki Behramit edhe Azem Ahmetit, të cilët u vranë pabesisht, tinëzisht dhe në mënyrë tradhëtare. Këta burra patriotë u vranë nga dora e zgjatur dhe e dirigjuar nga UDB serbe dhe e kamufluar në petkun UÇK-së, të cilët shkruanin edhe komunikata në emër të UÇK-së”, përfundoi Geci.

Postimi i plotë i Gecit:

 

Related posts

Turqia del zyrtarisht me ilaçin anti-Covid duke i thënë ”Jo” vaksinës

dardanianews

Video: Fatos Nano në gjendje të rëndë, shoqërohet me karrocë në spital

dardanianews

Gjukanoviqi në SHBA alarmon ndërkombëtarët për destabilizimin e Ballkanit nga Vuçiqi

dardanianews