14.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedKuriozitete

Burri në SHBA tronditet kur sheh ‘tufë flokësh’ që dilnin nga guri i një varri të vjetër – publikon pamjet tmerruese

Një burrë u tremb kur kaloi pranë një varri shekullor dhe gjeti një tufë “flokësh njerëzor” që dilnin nën gurin e varrit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Joel Morrison, nga Kalifornia në SHBA, tha se e bëri zbulimin e tmerrshëm gjatë një vizite në Varrezat Katolike të Shën Jozefit në Sacramento.

ëhet e ditur se 37-vjeçari e publikoi videon në TikTok, dhe i la shikuesit të tmerruar.

Në video, ai qëndron pranë një varri dhe e vendos kamerën përreth, duke thënë: “Pra, ne jemi këtu duke ecur nëpër varreza dhe po shoh diçka të rëndë”.

Ai tregon gurin e varrit që ka një pllakë masive betoni dhe vëren një çarje në njërën nga qoshet.

“Dhe… flokët e një personi po dalin nga një çarje nën gurin e varrit”, thotë ai, me zërin që i dridhej.

Një komentues tha se kjo mund të ndodhte, posaçërisht pas përmbytjeve të mëdha dhe reshjeve. /Telegrafi/

Related posts

Gani Geci publikon një videomesazh: Jeta ime në rrezik pas intervistimt të Hashim Thaçit nga Specialja

dardanianews

Gjukanoviç: Vuçiq kërkon të krijojë “Serbinë e Madhe”, pasi humbi Kosovën kërkon ta kompensojë me Malin e Zi

dardanianews

Vazhdon gjendja e rënduar me Covid në Kosovë: 16 të vdekur e 2098 raste të reja

dardanianews