21.1 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
AktualeFeaturedLajme

42 vite në arsim dhe një jetë me LDK-në – Hamdi Rraci kandidon për Asamblenë Komunale në Klinë

Biografia e z. Hamdi Rraci

Hamdi Rraci lindi më 9 maj 1958 në fshatin Siqevë. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Shkollimin fillor e kreu në Ujmirë, ndërsa gjimnazin në “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Studimet i vazhdoi në SHLP të Gjakovës, në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Karrierën profesionale e nisi në vitin 1981 si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën “Mustafa Bakija” në Carrallukë. Më pas punoi në shkollën e Ujmirë (1983-1991), në shkollën e Siqevës (1991-2002), ndërsa nga viti 2002 e deri në pensionimin e tij kishte punuar si arsimtar në SHMU “Ismet Rraci” në Klinë. Me mbi katër dekada përvojë pune, Hamdiu ka dhënë një kontribut të çmuar në arsimimin e brezave të rinj.

Në jetën politike është i angazhuar që nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke qenë pjesëmarrës aktiv në ngjarje të rëndësishme historike e kulturore para dhe pas luftës. Fillimisht ishte anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në fshatin Siqevë, e pas vitit 2000 vazhdoi aktivitetin politik në Klinë, ku shërbeu si anëtar i Kryesisë së Nëndegës, më pas si kryetar i saj, dhe sot është pjesë e Kryesisë së Degës së LDK-së në Klinë.

Gjatë gjithë angazhimit të tij, synimi ka qenë të qëndrojë pranë qytetarëve dhe të kontribuojë për zhvillimin e komunës. Aktualisht është pjesë e listës fituese të LDK-së në Klinë dhe kandidat për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e 12 tetorit.

 

Related posts

DENONCIMI / NJË VAJZE NË TIRANE: PREE 3 MUAJSH SHFAQET ÇDO NATË PËRBALLE PALLATIT TIM”

dardanianews

Parashikimi i zymtë i kolonelit rus për fatin e ushtrisë së vendit të tij

dardanianews

“Mbi 60 mijë dollarë në muaj kush lufton në Ukrainë”, Perëndimi bën ofertën tunduese

dardanianews