21 C
New York
June 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Sulmohet Çedomir Jovanovic në aeroportin e Beogradit

Makina e politikanit liberal serb, Cedomir Jovanovic, është sulmuar nga persona të panjohur në  parkingun e aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd, trasnmeton Gazeta Express.

Siç raportojnë mediat serbe, Jovanovic e kishte parkuar makinën përpara aeroportit derisa ishte duke e pritur djalin e tij teksa kthehej nga Britania e Madhe, meqë si familje do të festonin një festë që kremtohet të dielën.

Kur ishte kthyer bashkë me të birin, Jovanovic kishte gjetur makinën e tij të thyer dhe një grup të rinjsh e kishin fyer . Pas kësaj, politikani serb kishte njoftuar menjëherë policinë.

Siç shkruan “mondo.rs”, ky grup i të rinjve e kishin fyer Jovanovicin me fjalët “e ke shitur Serbinë”, Këta të rinj ishin kujdesur që të mos identifikohen dhe kishin larguar edhe tabelat e makinës së tyre.

 

Related posts

Efektet e para të kundërofensivës së ukrainasve, pamje që tregojnë sesi po i shkatërrojnë tanket ruse

dardanianews

U pa në qiejt e Europës, çfarë është avioni i “fundit të botës” dhe a duhet të shqetësohemi?

dardanianews

E quajti përkthyese të Hashim Thaçit, Vjosa Osmani e bën horë Astrit Haraqin

dardanianews