21.8 C
New York
June 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedShkencë

Hëna e Kuqe’ – eklipsi më i gjatë në 580 vitet e fundit ndodhë sot

Eklipsi i sotëm i pjesshëm i Hënës do të zgjasë rreth tre orë e gjysmë, ku edhe do të jetë më i gjati që ka ndodhur ndonjëherë në shekullin XXI, shkruan KultPlus.

Hëna do të bjerë në hijen e Tokës për kohëzgjatjen më të gjatë që nga shekulli i 15-të, duke u ofruar shikuesve një mundësi unike për të vëzhguar një eklips hënor.

Një eklips i pjesshëm hënor ndodh kur hija e Tokës nuk e mbulon plotësisht Hënën. Në këtë rast, 97 për qind e sipërfaqes së Hënës do të mbulohet.

Në total, ngjarja do të zgjasë rreth gjashtë orë nëse matni nga momenti që një eklips i pjesshëm fillon në vendndodhjen e parë dhe përfundon në vendndodhjen përfundimtare.

Sipas një raportimi nga gazeta britaneze, The Indepedent, një eklips i tillë pritet të ndodhë në vitin 2699. /KultPlus.com

Related posts

Paralajmëroi se do të flasë me Vuçiqin për Kosovën, në pikëpyetje vizita e Lavrovit në Beograd

dardanianews

Paralajmëron Naser Ramadani: Do të merren masa që nuk janë parë deri tani

dardanianews

Shefi i Stafit të Kurtit e pranon që e ka takuar përfaqësuesin e Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë

dardanianews