December 22, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vetëm se e fali xhumanë, mësuesi kosovar rrah nxënësin jetim – ia humb dëgjimin me shuplakë

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në fshatin Baincë të Malishevës, ku një nxënës i shkollës fillore është rrahur brutalisht nga një arsimtar i matematikës.

Arsyeja e rrahjes sipas nxënësit të klasës së 6 është shkuarja në namazin e xhumasë. Sipas asaj që ka rrëfyer nxënësi, së pari është ndëshkuar me notën 2, pastaj edhe me notën 1, i është shkruajtur vërejtje në ditar dhe në fund është rrahur.

Si pasojë e kësaj rrahje, nxënësi është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ku edhe i janë konstatuar dëmet shëndetësore të shkaktuara nga dhuna.

Për këtë ngjarje ka folur edhe nëna e nxënësit, e cila ka treguar për kushtet e vështira ekonomike dhe për faktin se burri i saj ka vdekur kohë më parë e se si vetë me forcat e saj është duke i rritur fëmijët jetim.

Related posts

Komandant Nasimi bleu veç 220 hektarë tokë nga privatizimi

dardanianews

Berisha: Rama dhe Thaçi janë argatë të Serbisë, kryen tradhti kombëtare

dardanianews

Rrëmbehet nga dy burra një vajzë në Istog, babai raporton rastin

dardanianews