2.3 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedMoti

Nesër borë në vendin tonë

Nesër pritet të mbajë mot i vranët në vendin tonë dhe vende-vende me riga shiu kryesisht në perëndim të vendit dhe juglindje. 

Në viset kodrinoro-malore me lartësi mbidetare mbi 800m reshjet do të jenë në formë dëbore, raporton IHMK.

Njoftimi i plotë:

Do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu kryesisht në perëndim të vendit dhe juglindje. Në viset kodrinoro-malore me lartësi mbidetare mbi 800m reshjet do të jenë në formë dëbore.

Të shtunën reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, intensiteti i tyre do të jetë mesatar dhe mesatarisht i lartë, duke krijuar mundësi që në disa zona të shkaktojnë
vështirësi.

Të dielën reshjet parashihen të jenë në formë dëbore për shkak të masave të ajrit të cilat vijnë nga veriu i kontinentit dhe bashkë me këto ndryshime priten edhe ulje në fushat termike, kryesisht në vlerat e minimaleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga
juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Java e ardhshme parashihet me më pak reshje, por sa i përket temperaturave, ato do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme.

Related posts

Çka nëse je në plazh me familje dhe në çadrën tjetër është Albini? Kështu përgjigjet Hoti

dardanianews

Disa shtete shpallin gjendje emergjente, pas stuhisë së dimrit

dardanianews

Top Channel/ Tensione në ajër: Avioni luftarak kinez “sulmon” avionin e marinës amerikane!

dardanianews