16 C
New York
September 28, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Antonela e thotë me zë të lartë: Ne shqiptarët gjithmonë ua fusim sa krahu kosovarëve

Derisa po qëndronin në oborr një pjesë e banorëve VIP në shtëpinë e Big Brother, hapet diskutimi rreth asaj se si trajtohen kosovarët në Shqipëri, në veçanti për pushime.

Aty ndërhyn Antonela e cila thotë para të gjithëve se kur kosovarët shkojnë në Shqipëri gjithmonë ua ndryshojnë çmimet në momentin kur e kuptojnë që janë nga Kosova.

“Ne shqiptarët gjithmonë ua fusim sa krahu kosovarëve”, thotë Antonela.

Aty është dhe DJ PM i cili thotë se kudo të shkosh, ka njerëz të ndryshëm, ashtu siç mund të ketë edhe në Kosovë.

Ai këtu kujton edhe faktin kur ra tërmeti në Thumanë, e që kosovarët u organizuan në mënyrë të përsosur për t’i ndihmuar të prekurit nga kjo tragjedi që ndodhi në vitin 2019./Lajmi.net/

Related posts

Njihuni me gruan bukuroshe të ‘Naim Shacit’

dardanianews

Olta Gixhari reagon pas hyrjes së motrës së saj në Big Brother: Jam shumë e lumtur që po e pëlqeni dhe mbështesni Gertën

dardanianews

Lumi aderoi në LDK, Kaderi befason me urimin për të

dardanianews