5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Paralajmërimi i frikshëm, Bideni tregon se çfarë i tha Putinit në telefon

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden konfirmoi nga shtëpia e tij në Wilmington se ai e ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin se Rusia do të paguante një “çmim të tmerrshëm” dhe do të përballej me pasoja shkatërruese ekonomike nëse e pushton Ukrainën, transmeton Gazeta Express.

Biden u tha gazetarëve se mundësia e dërgimit të trupave tokësore amerikane në Ukrainë në rast të një pushtimi rus “nuk ishte në rend të ditës”, megjithëse Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s do t’u kërkohet të dërgojnë më shumë trupa në kufijtë lindorë të NATO-s për ta forcuar linjën e mbrojtjes, raporton Reuters.

Unë ia kam bërë absolutisht të qartë Presidentit Putin se nëse ai shkon në Ukrainë, pasojat ekonomike për ekonominë ruse do të jenë shkatërruese”, tha Biden.

Presidenti amerikan, i cili foli me Putinin në telefon për dy orë javën e kaluar, tha se ai ia ka bërë të qartë liderit rus se pozicioni i Rusisë në botë do të “ndryshonte ndjeshëm” në rast të një pushtimi të Ukrainës.

Pas takimit ministror në Liverpool, ministrat e jashtëm të G7-ës i bënë thirrje Moskës që të kthehet në tryezën e bisedimeve dje dhe i dërguan një mesazh të ngjashëm Moskës, duke paralajmëruar për pasoja “të tmerrshme” në rast të një pushtimi rus të Ukrainës.

Pas një takimi të ministrave të jashtëm të G7, ministrat e financave të do të takohen nesër për të diskutuar çështjet ekonomike, përfshirë inflacionin, por gjithashtu do të prekin sanksionet e mundshme kundër Rusisë nëse Moska fillon aksion ushtarak kundër Ukrainës, thanë zyrtarët.

Related posts

FTESË PËR TUBIM ME MOTON, “FEHMI AGANI NA BASHKON”

dardanianews

Ministri Murati tregon pse nuk u përfshi në plan të Qeverisë heqja e monopolit të Devollëve

dardanianews

Nga milionat në toka e shtëpi e deri te kreditë në banka – kjo është pasuria e shefave të grupeve parlamentare

dardanianews