21.1 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Një burrë po mban peng dy gra në një qendër tregtare

Në Paris është duke ndodhur një krizë e pengmarrjes.

Një burrë i armatosur me armë të ftohtë ka marrë peng dy gra në një qendër tregtare në Paris.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë franceze, që po tentojnë të shpëtojnë dy gratë që janë marrë peng.

E tërë zona ku po ndodh drama është mbyllur për qarkullim, e autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të Parisit që të mos e vizitojnë këtë pjesë të qytetit derisa policia të del me një njoftim të ri.

Sipas informacioneve të para, pengmarrësi është i njohur për autoritetet që ka probleme mendore. Fjala është siç raportojnë mediat lokale për një burrë me prejardhje nga Tunizia që quhet Abderaman B.J. që i ka 56-vjet.

Ai ndër tjera ka kërkuar që të bisedojë me ministrin francez të Drejtësisë.Në anën tjetër ministri francez Eric Dupond-Moretti, ua ka bërë të ditur njësive speciale të policisë së Parisit se është i qasshëm dhe i hapur për zgjidhjen e çfarëdo problemi.

Related posts

Haxhi Avdyli për herë të parë e përmend haptas partinë e re me Vjosa Osmanin

dardanianews

Serbia“përgatitet për luftë”?Mbërrijnë armët kineze, perëndimi: Rrezik për stabilitetin!

dardanianews

Lajmi i fundit: Që nga dita e nesërme, pezullohen fluturimet nga Gjermania, Franca, Zvicra drejt Kosovës

dardanianews