2.3 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Tragjedi në Serbi, 4 shqiptarë vdesin në një aksident trafiku

Katër të rijnë shqiptarë raportohet të kenë vdekur në një aksident tragjik që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të Tregut të Mallrave në Novi Pazar, transmeton Gazeta Express.

Rreth orës 21:45 dy vetura janë përplasur kokë më kokë në autostradë. Katër persona kanë vdekur në vend nga një automjet, ndërsa dy të lënduar nga automjeti tjetër janë transportuar në spitalin e Novi Pazarit, raportojnë mediat në Serbi.

Mediat raportojnë se për vdekjen e katër të rinjve, autoriteteve të Novi Pazarit iu është dërguar telegram ngushëllimi nga Presheva.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa policia vijon hetimet, ndaj qarkullimi në këtë pjesë të rrugës është i vështirësuar.

Viktimat janë me inicialet A.I. (21 vjeç), M.H. (23 vjeç), S.D. (22 vjeç) dhe A.U (21 vjeç).

Po ashtu raportohet se në Novi Pazar dita e sotme është shpallur ditë zie.

 

Related posts

Gruaja e moshuar ukrainase vret tetë ushtarë rusë, i helmon me një tortë

dardanianews

Veseli: VV’ja më çoi njerëz për të folur për qeveri të përbashkët

dardanianews

Ronaldo humb penalltinë, shpërthen në lot

dardanianews