23.9 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Përparim Rama për Isa Mustafën: Kush është, këngëtar a?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ishte i ftuar në Oxygen, foli për shumëçka si për tema personale edhe për ato komunale.

Ai në një rast sa ishte duke folur për pretendimet e tij se si do ta shndërrojë kryeqytetin, moderatori Besim Dina me shaka i tha se i paska mbajtur mend gjithë ato çka kishte shkruar ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili kohë më parë kishte mbajtur edhe pozitën që tash e mban Rama.

Ndërkaq po me shaka ia ktheu edhe i pari i Prishtinës duke thënë se nuk e njihte Mustafën, e duke i dhënë edhe epitetin këngëtar.

“Qysh i ke mbajtë mend që 20 minuta krejt çka ka shkru Isa Mustafa krejt i paske mbajtë në mend”, ka thënë Dina.

“Cili është, niva që është njëfar këngëtari qashtu e ka emrin… po de nuk e di a e dini ju?”, ia kthen Rama me shaka.

VIDEO

Related posts

Ja cilat janë grupmoshat më të rrezikuara nga Covid-19

dardanianews

S’ka të ndalur ‘çmenduria’ me mjetet lundruese, spektakël mbi kokat e njerëzve në Durrës (VID

dardanianews

Pesë krizat që mund të shndërrohen në Luftë të Tretë Botërore në vitin 2023

dardanianews