November 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Rama i del në ndihmë Kurtit, kërkon që Shqipëria t’i japë rrymë Kosovës për Vit të Ri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me krizën energjetike që po kalon Kosova. Ai ka kërkuar nga ministria e Energjisë që shqyrtojë mundësinë për ta ndihmuar Kosovën që të ketë energji elektrike për netët e vitit të ri, shkruan Gazeta Express.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, ka shkruar Rama.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka theksuar tutje se pavarësisht gjendjes nëpër të cilën po kalon edhe vetë Shqipëria, do ta ndajnë aq sa kanë me Kosovën me rastin e festave të fundvitit.

“Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, ka shkruar tutje Edi Rama./GazetaExpress/

Related posts

TRUMP: UNË DHE KIM JONG UN KEMI NJË MARREDHËNIE SHUMĚ TË MIRË!

dardanianews

Fëmijët, varësi nga TikTok, pas vdekjes në Shkodër, shumë prindër në Shqipëri janë alarmuar

dardanianews

Serbi nga Prishtina që mbushi rrugët e Beogradit dhe zmbrapsi Vuçiqin vjen me paralajmërim

dardanianews