24.6 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

E rëndë në kopshtin zoologjik! Gruaja hedh vajzën në kafazin e ariut

Një grua e re që kishte vizituar një kopsht zoologjik në Tashkent, Uzbekistan hodhi një vajzë të vogël të cilën kishte në krah në një kafaz ku ndodhej një ari i murrmë. Fëmija nuk u lëndua nga kafsha, por nga rënia dhe është nën mbikëqyrjen mjekësore.

Si vizitorët ashtu edhe stafi i kopshtit zoologjik u përpoqën të ndalonin të renë kur kuptuan se çfarë donte të bënte por nuk ia dolën e për pasojë fëmija ra në vendin ku ndodhet kafazi i ariut nga lartësia 5 metra. Më pas kafsha iu afrua vajzës së vogël, e nuhati dhe u largua. Nuk dihet ende se përse gruaja hodhi fëmijën tek kafazi i ariut, ndërsa vogëlushja ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

 

Related posts

Izetbegoviq e çon në këmbë Serbinë, kështu e quajnë deklaratën e tij

dardanianews

Tym i madh në Obiliq, pamje nga vendi i ngjarjes

dardanianews

Gjermania bëhet qendra e re e prodhimit të raketave amerikane ATACMS në Evropë

dardanianews