24.6 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Njeriu i afërt i Vuçiqit e pranon se UDB-ja ka vrarë Jusuf Gërvallën

Vrasja e Jusuf Gërvallës mbetet akoma një prej temave më të diskutuara si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

E derisa autoritetet e regjimit të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, heshtnin karshi kësaj vrasje, së fundmi një ish-UDB-ash, përkatësisht Bozha Spasiq ka qenë i ftuar në një debat televiziv në Serbi, ku ka folur haptazi për këtë çështje.

Njeriu i afërt me presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, madje tregoi në detaje se si është realizuar operacioni për vrasjen e babait të ministres aktuale të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, transmeton Telegrafi.

 

Sipas Bozhës, Jusufi me shokët që ishin në ekzil – pra të përndjekur nga sistemi i atëhershëm i Millosheviqit, ishin kinse përgjegjës për shumë operacione brenda Kosovës, dhe pasi që ata kishin shkuar në Evropë që sipas të besuarit të Vuçiqit i ishin shmangur drejtësisë, atëherë UDB-ja serbe kishte vendosur të reagojë duke i likuiduar.

 

E pas publikimit të një pjese të kësaj interviste, ka pasur reagime të ashpra, e ndër ta është edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla e cila ka shkruar në Twitter se kjo intervistë do të duhej të shërbente si provë në Tribunalin e Hagës për Krime Lufte. /Telegrafi/

Related posts

Mori pije kur lokali ishte i mbyllur, kosovari lë letër dhe 100 euro në Gjirin e Shën Andreut në Shqipëri

dardanianews

Ministri ukrainas i mbrojtjes: Lufta përfundon në fund të vitit, na kanë ardhë armë të fuqishme amerikane

dardanianews

Vëllau i presidentit Thaçi po hetohet për ahengun, ku dyshohet të jenë shkrepur 50 plumba

dardanianews