3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ky është shqiptari që stërvit ukrainasit për luftë: Çdo ditë trajnojmë 200 persona të ndarë në grupe

Megjithëse Qeveria e Ukrainës tenton t’i qetësojë qytetarët nga një pushtim i mundshëm i Rusisë, në terren gjërat janë krejt ndryshe.

Prioritet për ukrainasit e profesioneve të ndryshme është të mësuarit e përdorimit të armëve dhe mënyra e lëvizjes drejt bunkerëve në rast sulmi nga ajri.

Në rast sulmi ata do të përfshihen në atë që është pagëzuar me emrin Forca Territoriale Mbrojtëse e Kievit. Në procesin e trajnimit të civilëve të cilët do të vendosen në vijën e dytë të mbrojtjes është edhe një shqiptar.

Ushtaraku shqiptar Emanuel Bazanji, i përfshirë në stërvitjen e civilëve në një bazë ushtarake në Kiev, në një bisedë telefonike për Top Channel, shpjegoi procesin e trajnimit.

“Çdo ditë ne trajnojmë 200 persona të ndarë në grupe. Ne u mësojmë si të jenë të aftë të dine veprimet bazë dhe kujdesin ndaj armëve të zjarrit që të mos lëndojnë shokët dhe njerëzit e paarmatosur. Si të koordinohen në grup e të lëvizin në formacione të ndryshme. U mësojmë metodën më efikase për hapje zjarri ndaj armikut. Si të kuptojnë nga vjen goditja e zjarrit ndaj tyre në terrenet urbane ose në terrene pyjore. Rëndësi merr edhe se si ata të mbrohen e të evakuojnë shokët e plagosur duke u dhënë ndihmën e parë. Se si të japin ndihmën e parë të lënduarve”, tregon ushtaraku shqiptar i cili prej dy vjetësh jeton në Ukrainë dhe është bërë pjesë e ushtrisë së këtij vendi pasi është pranuar dhe ka nënshkruar një kontratë.

Të gjitha këto tregon Bazanji janë veprime ushtarake që mësohen në 15 muaj por po mundohen t’ua mësojmë sa më shpejt civilëve.

“Trajnimi ynë përfshin gjithashtu si qytetarët ukrainas të jenë efektiv nën komandat e liderit të tyre dhe sesi të jenë efikas fizikisht dhe të mbrojnë territorin që i është caktuar. Merr rëndësi për ta të dinë si të mbrohen kur ka sulme ajrore, artileri dhe sulme të koordinuara nga ajri, toka së bashku. U mësojmë po ashtu përdorimin e granatave të dorës”, thekson ai.

Bazanji thotë ai këto trajnime i organizon në kuadër të përfshirjes së tij në atë që njihet si Legjioni gjeorgjian, i drejtuar nga veterani luftës në Gjeorgji, Mamuka Mamulashvil.

 

Related posts

Publikohen emrat e spiunëve që kanë punuar në BeH dhe Kosovë nën flamurin e OKB-së

dardanianews

Prokuroria Speciale nis hetimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

dardanianews

Vjen largimi i parë nga partia e Limajt pas shkarkimit të Kurtit, kalon në VV

dardanianews