5 C
New York
April 22, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Gënjeshtra e Shkelzen Gashit!

Nga: Ali GANIJAJ

Të nderuar miq, po e postoj këtë poezi të falsifikuar nga shqipfolësit, të cilët po mendojnë se ka ardhur koha e tyre, për të sulmuar personalitetin e Presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës, duke përdorur shpifje, gënjeshtra dhe falsifikime të dokumenteve të ndryshme, siç është edhe kjo poezi e këtij autori, ku z. Shkelzen Gashi pa fije turpi u mundua ta plasoi si të vërtetë në emisionin RUBIKON te z. Adriatik Kelmendi. Publikisht i bëj ftesë z. Gashi, nëse gjen dhe argumenton se presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ka shkruar poezi për Titon, unë publikisht do t’i kërkoj falje, në të kundërten, turpi qoftë gjithmonë në trupin dhe mendjen e tij.

Para disa jave edhe z. Jusuf Thaçi në debatin televiziv në Pressing, u mundua që gjithashtu të plasoi një të pavërtetë tjetër për presidentin Rugova, se gjëja presidenti Rugova ka thënë: UÇK-ja ishte dorë e zgjatur e Serbisë. Kjo është edhe një shpifje e ndytë nga adhurues dhe përkrahës të LVV për presidentin historik Dr. Ibrahim Rugovën. Komandanti Hysen Berisha, gjatë një bisede që kishte pasur me presidentin Rugova në shtëpinë e tij, e kishte pyetur posaçërisht për këtë çështje, dhe presidenti Rugova i kishte ofruar dëshmi, se si shtypi i asaj kohe që e drejtonin kundërshtatët e tij, e kishin shtrembëruar skajshmërisht deklaratën e tij .

Presidenti Rugova kishte thënë: “Dyshoj se në radhët e UÇK-së ka njerëz të infiltruar nga UDB-ja”.Nëse dikujt i intereson të hulumton vërtetësinë e kësaj që po e them, mund të kontrollon postimet e mia në FB dhe munden të gjejnë intervistën e z Hysen Berishës të dhën poashtu në TV Klan te z. Kushtrim Sadiku. Kjo thënie e presidentit Rugova, për fat të keq, po dëshmohet dhe po del si argument i padiskutueshëm sot. Poashtu në emisionin RUBIKON te z. Adriatik Kelmendi, e ka vërtetuar dhe argumentuar me fakte dhe dëshmi ish drejtori i SHIK-ut, z. Bashkim Smakaj. Ai e mori si shembull Nazim Bllacën, ku shteti serb e kishte dërguar për të dëmtuar UÇK-në.

Të nderuar miq, ju që i keni në shoqëri në FB zotërinjët Shkelzen Gashin dhe Jusuf Thaçin dhe mua njëkohësisht dhe që keni rastin ta lexoni këtë postim timin, u kisha lutur që të ua transmetoni zotërinjëve të lartpërmendur.

 

Related posts

Ekskluzive: Lista Serbe shqyrton mundësinë e daljes nga qeveria

dardanianews

Gjatë xhirimit, shembet asfalti në Kamenicë, pamje si në filma

dardanianews

Shkon në 12 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

dardanianews